Fulhami ka ofruar 10 milionë euro për mesfushorin e Manchester Unitedit, Andreas Pereira, raporton të hënën “goal.com”.
Reprezentuesi brazilian në sezonin 2021/2022 luajti te Flamengo. Ai te klubi brazilian u huazua nga Unitedi, që është i gatshëm ta shesë këtë verë në ndonjë klub tjetër. 26-vjeçari nuk ka arritur t’i dëshmojë vlerat e tij te Unitedi. Ai u transferua te klubi anglez në vitin 2014, por është huazuar rregullisht.
Unitedi më herët e huazoi te Granada, Valencia dhe Lazio.