Mediat braziliane kanë raportuar të mërkurën se Manchester Unitedi dhe Flamengo janë marrë vesh që ta huazojnë për një vit Andres Pereiran te skuadra e Amerikës së Jugut.
25-vjeçari ka luajtur si i huazuar te skuadra si Granada dhe Valencia. Karrierë si i huazuar ka bërë edhe te skuadra e Lazios në Itali.
Gazeta “O Dia” dhe sajti “Ge.globo”, kanë raportuar se të dyja klubet nuk e kanë bërë ende zyrtar lajmin, pasi po presin t’i finalizojnë detajet dhe të nënshkruhet kontrata.