Lazio nuk ka gjasa që të blejë kartonin e Andreas Pereiras në fund të sezonit, shkruan “Daily Star” të mërkurën.
Braziliani është i huazuar te skuadra italiane nga Manchester Unitedi, që nga vera e vitit të kaluar.
Në 15 ndeshje sa është paraqitur në Serie A me Lazion, ka shënuar një gol dhe ka asistuar një herë.
Për Pereiran, Manchester Unitedi kërkon 25 milionë euro.
Mesfushori 25-vjeçar ka kontratë me klubin anglez deri në vitin 2023.