Emmanuel Adebayor ka përshkruar momentin kur ish-trajneri i tij, Jose Mourinho, kishte “vrarë” Cristiano Ronaldon në zhveshtore - ndonëse ylli portugez kishte realizuar tregolësh.
Ish-sulmuesi i Arsenalit, Tottenhamit e Manchester Cityt, kishte luajtur gjysmë stinori te Real Madridi si lojtar i huazuar në vitin 2011 dhe i qëlloi të punojë nën urdhrat e Mourinhos.
Sulmuesi togolez kishte luajtur 22 ndeshje në të gjitha garat gjatë qëndrimit të përkohshëm, ndërsa shënoi tetë gola, shkruan “Daily Mail”, transmeton “Koha Ditore”.
Në një intervistë për “Sportsmail”, Adebayor ka biseduar edhe për mënyrën e punës të Mourinhos si dhe për marrëdhënien e 56-vjeçarit me yllin Ronaldo.
“Te Reali ne po fitonim 3:0 në pjesën e parë. Mourinho hyri në zhveshtore dhe ishte i çmendur. Shqelmoi frigoriferin, televizorin dhe hodhi ujin. Ai i vriste të gjithë. E mbaj në mend njëherë shkatërroi Ronaldon pasi shënoi hat-trick. I tha: 'Të gjithë po thonë se je më i miri në botë dhe t'i po luan keq. Më trego se je më i miri'. Cristiano e pranoi këtë kritikë”, tregon Adebayor.
Ronaldo përfundoi atë stinor me 53 gola, ndërsa Reali atë edicion fitoi vetëm Kupën e Spanjës.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)