Mason Mount pritet të jetë largimi i parë i Chelseat në fillim të vitit të ardhshëm. “Daily Mail” ka njoftuar të hënën se Mount pritet të largohet gjatë janarit, pasi ka refuzuar rinovimin e kontratës që i skadon në vitin 2024.
Te Chelsea janë të gatshëm ta lënë të lirë 23-vjeçarin, kartoni i të cilit vlerësohet mbi 50 milionë euro.
Mount ka tri asistime në të gjitha garat këtë edicion, ndërsa me ekipin e Chelseat ka debutuar në vitin 2019. Te Chelsea tashmë janë në kërkim të zëvendësimit të reprezentuesit të Anglisë dhe po monitorojnë Lorenzo Pellegrinin e Romës dhe Yeremi Pinon e Villarrealit.