Mikpritja jashtëzakonshme që i ka bërë Kosova kombëtares së Anglisë vazhdon të bëjë bujë në mediat britanike.
Pas Maguires e Chilwellit tani edhe ylli i Chelseat, Mason Mount ka pasur lëvdata për atmosferën në “Fadil Vokrri” dhe jashtë tij.
Në një prononcim për Evening Standard ai ka thënë se ishte e mrekullueshme të përjetonte një atmosferë të tillë, duke e cilësuar si një nga mbrëmjet më të mira.
“Ishte e mrekullueshme për ne të ishim në një atmosferë të tillë. Ishte një mbrëmje fantastike, shumë freskuese”, u shpreh Mount.
Kurse Evening Standard shkruan se kjo ishte një nga mikpritjet më të ngrohta, me folësin në stadium që falënderoi Anglinë për ndihmën që i dha Kosovës më 1999 në çlirimin e saj, derisa tifozët kosovarë mbanin flamurin e Anglisë gjatë intonimit të himnit.
-
Kombëtarja angleze, lojtarët e tifozët - të mahnitur e falënderues me mikpritjen kosovare
-
Anglia rikujton pritjen e jashtëzakonshme në Kosovë
-
Anglia me një video të re falënderon Kosovën
-
Abbott: Pas mikpritjes që i bëtë Anglisë jam edhe më shumë krenar që jam ambasador në Kosovë
-
Anglia falënderon Kosovën për mikpritjen