Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Abbott: Pas mikpritjes që i bëtë Anglisë jam edhe më shumë krenar që jam ambasador në Kosovë

Foto: Koha

Nicholas Abbott, ambasadori britanik në Kosovë, ka thënë se pas mikpritjes që Kosova i bëri kombëtares angleze në fundjavë për ndeshjen e futbollit në kualifikimet për “Euro 2020”.

Ai ka thënë se ka qenë krenar që kur është bërë ambasador, por mikpritja e kosovarëve e ka bërë edhe më shumë krenar.

“Kur kam arritur në Prishtinë në shtator kam qenë krenar të jem ambasadori britanik në Kosovë. Pas këtij vikendi jam edhe më krenar. Mikpritjen që populli i Kosovës i ofroi ekipit dhe përkrahësve anglezë ishte e mahnitshme. Do të dëshiroja të falënderoj nga thellësia e zemrës sime, popullin e Kosovës për mikpritjen që i kanë ofruar ekipit dhe përkrahësve anglezë këtë vikend. Ishte me të vërtetë shumë e veçantë dhe jam i sigurt që ju keni parë në mediat sociale shumë komente nga përkrahësit anglezë që ishin këtu dhe që kanë kaluar një vikend të mrekullueshëm. Shumë faleminderit”, ka thënë ai në një video-mesazh në rrjete sociale.

Mikpritja që Kosova i bëri në fundjavë ekipit anglez dhe fansave u bë lajm botëror. Kjo u ka lënë mbresa edhe futbollistëve të famshëm në botë që në rrjete sociale, bashkë me faqen zyrtare të kombëtares, kanë falënderuar Kosovën.