Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mount: Jemi ekipi më i mirë në botë

Mesfushori i Chelseat, Mason Mount i është gëzuar pamasë triumfit në Ligën e Kampionëve. Chelsea e mposhti kampionin e Anglisë, Manchester Cityn me rezultatin 1:0 në finalen e luajtur në “Estadio do Dragao” të Portos. Pas këtij triumfit të Chelseat, Mount ka insistuar se londinezët e kanë ekipin më të mirë në botë.

“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë. Është e pabesueshme. Unë kam luajtur në dy finale me Chelsean dhe të dyja i kam humbur. Kam ëndërruar ta fitoj një trofe dhe Chelsean dhe jam shumë i lumtur që e fituan Ligën e Kampionëve. Për të arritur deri këtu, kemi pasur një punë të vështirë sepse kemi mposhtur ekipe të forta. Në këtë moment, në kohë, mund të them se ne jemi skuadra më e mirë në botë”, ka thënë Mount.

“City e ka fituar titullin në Premier League dhe finalja ishte një ndeshje shumë e vështirë. Ne e shënuam një gol dhe e mbrojtëm deri në fund të ndeshjes. Pas këtij triumfi, shpresoj që edicionin e ardhshëm të bëjmë presion edhe për ta fituar titullin në Premier League”.

Artikuj të ngjashëm