Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Mason Mount lojtari më i mirë i ndeshjes Milan – Chelsea

Mesfushori i Chelseat, Mason Mount, është zgjedhur lojtari më i mirë në ndeshjen Milan – Chelsea.

Ndeshja e luajtur në “San Siro” përfundoi me fitore 2:0 të Chelseat.

Mount asistoi golin e dytë të Chelseat të shënuar nga Pierre-Emerick Aubameyang. Po ashtu nxori edhe penalltinë nga e cila u shënua goli i parë i Chelseat me anë të Jorginhos dhe Milani mbeti me një lojtar më pak,

“Ai ishte shumë dinamik si mesfushor ofensiv, duke fituar penallti dhe asistuar në golin e dytë”, thuhet në vlerësimin e Panelit Teknik të UEFA-s.