Motra e diktatorit të Koresë së Veriut, Kim Jong-un, pritet të marrë pjesë në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike, të cilat do të mbahen në Korenë e Jugut.
Kim Yo-jong është vajza e vogël e liderit të ndjerë Kim Jong-il dhe roli i saj ishte fuqizuar vitin e kaluar kur hyri në politbyro.
Të dy Koretë do të marshojnë nën një flamur në ceremoninë hapëse.
Koreja e Veriut në atë të Jugut ka dërguar një delegacion prej 280 anëtarësh.