Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Kim Jong Un e fton për vizitë presidentin e Koresë Jugore

Presidenti i Koresë Jugore është ftuar për një udhëtim në Korenë Veriore pas ftesës zyrtare që ia ka bërë lideri Kim Jong Un.

Ftesa i është prezantuar presidentit jugkorean, Moon Jae-in nga motra e vogël e liderit suprem, Kim Yo Jong, e cila është e pranishme në Lojërat Olimpike që po mbahen në Korenë Jugore. Në rast të pranimit të ftesës, ky do të jetë takimi i parë i liderëve koreanë që prej vitit 2007, transmeton Koha.net.

Sot janë takuar përfaqësuesit diplomatik duke përmirësuar marrëdhëniet e ftohta, ndërsa tani këto marrëdhënie mund të përmirësohen edhe më shumë nëse Moon pranon ftesën e Kimit për të vizituar Pyongyangun më vonë gjatë vitit 2018.

Moon i është përgjigjur ftesës duke thënë se dy shtetet “duhet të arrijnë sukses duke krijuar kushtet e duhura”, derisa ka shtuar se janë të nevojshme bisedimet mes Koresë Veriore dhe SHBA-së.

Artikuj të ngjashëm