Presidenti i Koresë Jugore, Moon Jae-in ka shtrënguar duart me prijësin shtetëror të Koresë Veriore, Kim Yong Nam, në ceremoninë hapëse të Lojërave Olimpike Dimërore.
Kim Yong Nam, i cili zyrtarisht do t’i prij delegacionit diplomatik të verikoreanëve në Lojëra, është takuar me Moonin në mikpritjen e liderëve në ceremoninë hapëse në Pyeongchang.
Në këtë ceremoni nuk u shfaq Kim Yo Jong, motra e liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un. Ajo është pjesë e këtij delegacioni.
Artikuj të ngjashëm
-
Koreja e Jugut lëshon perden për përfundimin e “Lojërave të Paqes”
-
Lideri verikorean falënderon Jugun për “mikpritjen mbresëlënëse”
-
Kim Jong Un e fton për vizitë presidentin e Koresë Jugore
-
Zëvendëspresidenti amerikan nuk flet me motrën e diktatorit Kim Jong Un
-
“Kim Jong Un” dhe “Trumpi” pajtohen në Korenë Jugore