Koreja e Jugut ka lëshuar perdet në “Lojërat e Paqes”, të dielën, me sportistët dimërorë, duke vallëzuar dhe kënduar së bashku në një ceremoni mbyllëse drithëruese, ndonëse kishte pak ngrohtësi mes përfaqësuesve të SHBA-së dhe atyre të Koresë së Veriut.
Presidenti i Koresë së Jugut, Moon Jae-in, që shpreson të përdorë këto Lojëra Olimpike Dimërore si një mundësi për t'u afruar me Korenë e Veriut, ka pritur ngrohtë vajzën e presidentit të SHBA-së, Donald Trump, Ivankan para se të ofronte një shtrëngim duarsh të shkurtër me liderin e delegacionit të Koresë së Veriut, Kim Yong Chol.
Me gjithë gjuhën trupore të ftohtë, angazhimet e Moonit duket se po sjellin fryt, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Zyra presidenciale e Koresë së Jugut të dielën ka thënë se anëtarët e delegacionit të Koresë së Veriut kanë treguar se Koreja e Veriut është e hapur për bisedime me SHBA-në.
Ivanka qëndroi para dhe në qendër përkrah bashkëshortes së Moonit, derisa Kim i Koresë së Veriut ishte një rresht prapa.
Paraqitja e Kimit në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Dimërore “Pyeongchang 2018”, ishte pritur me zemërim nga disa në Kore të Jugut. Ish-shefi i inteligjencës i Koresë së Veriut akuzohet se ka qenë prapa sulmit vrasës të vitit 2010 ndaj një anije luftarake të Koresë së Jugut... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)