Autoritetet e Koresë së Veriut organizuan një paradë për ta shënuar 71-vjetorin e armëpushimit të Luftës Koreane. Ngjarja ndodhi jashtë Gjimnazit të brendshëm në qendër të Phenianit.
Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong Un e ndoqi paradën, së bashku me të moshuarit që autoritetet e Koresë së Veriut thonë se janë veteranë të Luftës Koreane, ka raportuar AP-ja.
Në paradë marshuesit u paraqitën të veshur me uniforma të ngjashme me ato të luftëtarëve në Luftën Koreane, raportuan mediat lokale.
Portreti i madh i ish-liderit të kohës, Kim II Sung, u shfaq në fillim të paradës. Shumë nga njësitë e paradës mbanin armë dhe fotografi të luftëtarëve. Versioni zyrtar i Koresë së Veriut është se Amerika e pushtoi në fillim të luftës dhe se Koreja e Veriut fitoi.
Historianët thonë se Pheniani e pushtoi Korenë e Jugut dhe se konflikti përfundoi me armëpushim, jo me traktat të paqes.
Autoritetet e Koresë së Veriut shtuan festimet për ta shënuar këtë përvjetor të korrikut gjatë viteve të fundit.
-
Presidenti kinez po i tregon Trumpit se kush i ka kartat në dorë
-
Putini, Kim Jong-un e Xi Jinping bëhen bashkë javën e ardhshme në Pekin
-
Koreja e Jugut lëshon të shtëna paralajmëruese ndaj trupave të Koresë së Veriut që kaluan kufirin
-
Koreja e Veriut kërcënon me armë bërthamore nëse sulmohet
-
Koreja e Veriut jep detaje të marrëveshjes së arritur mes Putinit e Kim Jong Un-it