Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata edhe një vit te Juventusi

Foto: Reuters

Sulmuesi spanjoll Alvaro Morata pritet të jetë pjesë e skuadrës së Juventusit edhe për sezonin e ardhshëm, ka shkruar “Tuttosport” të hënën.

Bëhet e ditur se Juventusi pothuajse ka arritur marrëveshje me Atletico Madridin për huazimin e Moratas edhe për një vit tjetër.

Në fakt, ishte trajneri i ri i Juventusi, Massimiliano Allegri që ka kërkuar vazhdimin e huazimit të Moratas, për të cilin ekipi italian do të paguajë dhjetë milionë euro.

Morata edicionin e shkuar ishte i huazuar te Juventusi dhe shënoi 20 gola e bëri 12 asistime në 44 paraqitje në të gjitha garat.

Morata 28-vjeçar ka kontratë me Atletico Madridin deri në vitin 2023.

Artikuj të ngjashëm