Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi synon serish huazimin e Moratas

Alvaro Morata mund të rikthehet serish te Juventusi.

Drejtuesit e klubit italian po punojnë që ta huazojnë spanjollin dhe bisedimet thuhet se po ecin pozitivisht.

29-vjeçari ishte i huazuar te Juventusi për dy vjet dhe në verë të këtij viti u rikthye tek Atletico.

Trajneri i Juventusit Max Allegri kërkon që ta ketë në skuadër Moratan.

Marrëdhëniet mes trajnerit të Atleticos, Diego Siemone dhe Moratas nuk janë të mira.

Kjo mund të ndikojë që spanjolli të huazohet, por kësaj radhe mund të jetë edhe opsioni i blerjes.

Artikuj të ngjashëm