Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Juventusi nuk e liron Moratan

Juventusi po heziton ta lejojë largimin e Alvaro Moratas këtë muaj.

Klubi italian ka marrëveshje me Atletico Madridin për huazimin e Moratas deri në fund të sezonit.

Por, Barcelona po e kërkon me ngulm sulmuesin spanjoll dhe është afër arritjes së marrëveshjes me Atleticon.

Morata ka pranuar t’i bashkohet Barcelonës, por trajneri i Juventusit, Max Allegri, ia ka bërë të qartë sulmuesit spanjoll se nuk mund të largohet nëse nuk e gjejnë një sulmues në vend të tij.