Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Morata dëshiron të mbetet te Juventusi

Alvaro Morata zbuloi dëshirën e tij për të qëndruar te Juventusi, por theksoi se e ardhmja nuk varet prej tij.

29-vjeçari spanjoll ka qenë titullar i padiskutueshëm në formacionin e trajnerit Massimiliano Allegrit këtë sezon.

Duke folur për “AS”, Morata diskutoi të ardhmen e tij dhe dëshirën për të mbetur te Juventusi.

“Dua të qëndroj, por e ardhmja nuk varet nga unë. Vitin e ardhshëm, nëse nuk do të jetë e mundur të vazhdoj këtu, do të jem sërish tifozi i parë i Juventusit”, deklaroi Morata.

Morata iu bashkua Juventusit në një marrëveshje huazimi dyvjeçare nga Atletico Madrid, e cila i kushtoi skuadrës torineze 20 milionë euro. Ata mund ta bëjnë qëndrimin e tij të përhershëm për 35 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm