Monza ka shënuar fitoren e parë në histori të futbollit italian, ndaj skuadrës më të suksesshme italiane.
Monza të dielën fitoi ndaj Juventusit me rezultatin 1:0 në ndeshjen e xhiros së shtatë.
“Bianconerët” për ndeshjen e pestë rresht mbesin pa fitore, ndërsa pësojnë disfatën e parë të sezonit.
Angel Di Maria u ndëshkua me të kuq në minutën e 40-të të ndeshjes te Juventusi, ndërsa golin e fitores, Monza e shënoi në minutën e 74-rt.
Danezi Christian Gytkjaer ishte realizator i fitores historike.
Edhe
Juventusi kthehet te fitorja në Serie A
Monza pas shtatë ndeshjeve ka katër pikë dhe pozicionohet në vendin e 18-të.
Juventusi në vendin e tetë ka 10 pikë.