Milani ka vazhduar me rezultate pozitive në elitën e futbollit të Italisë.
“Rossonerët” të shtunën mbrëma fituan ndaj Monzas 4:1, në kuadër të xhiros së 11-të të Serie A.
Brahim Diaz e dërgoi skuadrën e tij në epërsi prej dy golave.
Diaz realizoi në minutën e 16-të dhe të 41-të.
Divock Origi u përkujdes për golin e tretë në minutën e 65-të.
Ndërkohë, Monza që sivjet po garon për herë të parë në Serie A, e ngushtoi epërsinë 20 minuta para fundit nëpërmjet Filippo Ranocchias.
Edhe
Milani vazhdon me fitore
Por, portugezi Rafael Leao e vulosi rezultatin përfundimtar të ndeshjes, me golin e minutës së 84-t.
Milani shkon në kuotën e 26 pikëve në 11 ndeshje të zhvilluara.
Monza në mesin e tabelës ka 10 pikë në 11 takime.