Monza e ka shënuar edhe fitoren e dytë ndaj Juventusit në elitën e futbollit të Italisë. Monza të dielën mbrëma fitoi edhe në udhëtim ndaj “zonjës së vjetër” me rezultatin 2:0, në ndeshjen e xhiros së 20-të.
Për vizitorët ishte ndeshja e gjashtë rresht pa disfatë. Juventusi që u përball me heqjen e 15-të pikëve javë më parë, golin e parë në ndeshje e pësoi në minutën e 18-të. Realizator ishte Patrick Ciurria.
Për 0:2 dhe rezultatin përfundimtar, u përkujdes sulmuesi tjetër Dany Mota, në minutën e 39-të. Monza në 20 ndeshje ka 25 pikë dhe pozicionohet në mesin e tabelës. Ka dy pikë më shumë se Juventusi që zë pozitën e 13-të.
Artikuj të ngjashëm