Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Monza fiton ndeshjen që pati fund dramatik

Monza ka shënuar fitore në ndeshjen dramatike përballë Milanit.

Monza mposhti Milanin me rezultatin 4:2 të dielën, në ndeshjen që i takoi javës së 25-të të Serie A. Matteo Pessina shënoi golin e epërsisë në minutën e 45-të nga penalltia.

Në pjesën e parë, përkatësisht në minutën e gjashtë shtesë të pjesës së parë, Monza e shënoi edhe golin e dytë.

Golashënues ishte Dany Mota. Milani më pas shënoi dy gola. Olivier Giroud shënoi në minutën e 64-t për 2:1, ndërsa Christian Pulishiq në minutën e 88-të për 2:2. Dy minuta më vonë Warren Bando shënoi për 3:2, ndërsa golin e katërt e realizoi Lorenzo Colombo në minutën e 95-të.

Milani mbetet në pozitën e tretë me 52 pikë, kurse Monza në vendin e 11-të me 33 pikë.

Artikuj të ngjashëm