Futboll

Milani me vështirësi e mposht Monzan

Milan

Skuadra e Milanit me vështirësi e ka mposhtur Monzan të shtunën me rezultatin 1:0. Ndeshja i takoi xhiros së 11-të të Serie A.

Tijjani Reijnders në minutën e 43-të e realizoi golin e fitores për t’ia siguruar tri pikët shumë të rëndësishme skuadrës së Milanit.

Milani ka 17 pikë dhe renditet në pjesën e epërme të tabelës. Monza ka tetë pikë dhe është në pjesën e poshtme të tabelës. 

Milani ndeshjen e ardhshme në Serie A e ka ndaj Cagliarit më 9 nëntor. 

Monza më 10 nëntor luan me Lazion.