Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Montella: Balotelli synon kthimin tek Italia

Vincenzo Montella ka bërë të ditur se Mario Balotelli dëshiron të rikthehet në Përfaqësuesen e Italisë dhe se ai dëshiron që ta ndihmojë për ta arritur një gjë të tillë.

Sulmuesi italian ka shënuar katër gola në katër ndeshjet e fundit me Adana Demirsporin dhe kërkon rikthimin te “azzurrët”.

“Ai po e gjen formën e tij më të mirë dhe është i motivuar nga një synim i madh: rikthimi në përfaqësuese. Do të bëj gjithçka për ta ndihmuar”, ka thënë Montella për “La Gazzetta dello Sport”.

“Kemi folur shumë qëkur kam ardhur këtu. Ai stërvitet dhe gjithmonë sillet mirë. E ka dëshirën e madhe. Ende nuk është në formën e tij më të mirë por dëshiron që të jetë opsion për Italinë”, theksoi Montella.

Klubi turk e zyrtarizoi Montellën si trajner gjatë verës.

31-vjeçari Balotelli debutoi me Italinë në gusht të vitit 2010 dhe ka shënuar 14 gola në 36 paraqitje me Italinë.

Ndeshjen e fundit garuese me “azzurrët” e ka luajtur në vitin 2018 në barazimin 1:1 kundër Polonisë në Ligën e Kombeve.

Artikuj të ngjashëm