Monaco ka shënuar fitore të rëndësishme në garën për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve në edicionin tjetër.
Monaco të dielën fitoi në udhëtim te Lensi me rezultatin 3:2, në ndeshjen dramatike. Ndeshja i ka takuar xhiros së 23-të të Ligue 1 të Francës.
Folarin Balogun në minutën e 19-të dhe Takumi Minamino pas gjysmë ore lojë shënuan për 2:0 për mysafirët.
Elye Wahi në minutën e 31-të shënoi për ta ngushtuar epërsinë, kurse Wesley Said i barazoi shifrat në minutën e 77-të.
Balogun e humbi penalltinë në minutën e 82-të, kurse Minamino në minutën e dytë të kohës shtesë, ia siguroi pikët e plota Monacos.
Me këtë fitore, Monaco ka 41 pikë, kurse Lensi ka 36 pikë pas 23 ndeshjeve të luajtura.