Raportohet se Monaco do t’i ofrojë pagë të re yllit të saj Kylian Mbappe me rritje prej 900 për qind, transmeton Koha.net.
Le Journal du Dimance raporton se kjo ofertë vjen pasi Monaco dëshiron ta mbajë ende atë në klub, përkundër interesimit shumë të madh të top klubeve evropiane.
Mbappe është lidhur me një kalim në Real Madrid, PSG-, Arsenal e Liverpool, të cilët janë të gatshëm të ofrojnë mbi 100 milionë euro për shërbimet e tij.
Por, për ta ndaluar largimin e tij Monaco do t’i rrisë pagën Mbappes nga 18 mijë euro në javë në 162 mijë, për ta bërë atë një nga lojtarët më të paguar në klub, së bashku me Radamel Falcaon.
Artikuj të ngjashëm