Sulmuesi i krahut, portugezi Gelson Martins, do të mbetet te Monaco, pasi skuadra franceze ka vendosur përfundimisht ta blejë kartonin e tij. Lajmi është bërë i ditur të hënën nga e përditshmja "L'Equipe".
Martins 23-vjeçar, në janar është huazuar te Monaco nga Atletico Madridi, me të cilin ekip ka kontratë deri në vitin 2023. Për kartonin e Martinsit, Monaco do të paguajë 32 milionë euro dëmshpërblim.
Martins deri më tash ka shënuar tri gola dhe ka dhënë po aq asistime në nëntë paraqitje për ekipin francez. Karrierë ka bërë edhe te skuadra e Sportingut, kurse me Portugalinë ka 21 paraqitje.