Paris Saint-Germaini ka regjistruar një tjetër fitore në elitën e futbollit të Francës dhe iu desh vetëm një moment magjik i Lionel Messit.
PSG-ja të shtunën fitoi 2:1 në shtëpi kundër Toulouseit në kuadër të xhiros së 22-të të elitës franceze.
Ishte ndeshja e 33-të rresht për parisienët që nuk dinë për disfatë në shtëpi në Ligue 1.
Mbrojtësi Branco va nden Boomen kaloi mysafirët në epërsi në minutën e 20-të, por ishte Achraf Hakimi ai që vendosi barazpeshë në rezultat, në minutën e 38-të.
Dhe më pas Messi në minutën e 58-të shënoi për 2:1, rezultat me të cilin përfundoi e gjithë ndeshja.
Edhe
PSG-ja marshon drejt titullit
PSG-ja në vendin e parë ka 54 pikë.