Borussia Moenchengladbachu ka shënuar fitore të madhe para pushimit të gjatë për shkak të Botërorit në Katar. Të premten mbrëma në kuadër të javës së 15-të të Bundesligës, Moenchengladbachu ka fituar 4:2 ndaj Borussia Dortmundit. Gladbachu tani del në vendin e shtatë me 22 pikë.
Dortmundi mbetet i gjashti me 25 pikë.
Jonas Hofmann shënoi që në minutën e katërt për Gladbachun. Julian Brandt barazoi rezultatin në 1:1 në minutën e 19-të. Ramy Bensebaini dhe Marcus Thuram shënuan gola për rezultatin 3:1 për Gladbachun, para se Nico Schlotterbeck të ngushtonte rezultatin në 3:2.
Kouadio Kone në minutën e 46-të vendosi rezultatin përfundimtar, 4:2.