Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi refuzon Unitedin

Luka Modriq

Mesfushori i Kroacisë, Luka Modriq, ka refuzuar ofertën e Manchester Unitedit pasi nuk është i interesuar për të luajtur në Premier League.

“Fichajes” raporton të hënën se Unitedi i ka bërë ofertë zyrtare Modriqit për ta transferuar në afatin kalimtar të janarit, por që nuk ka arritur ta bindë 38-vjeçarin.

Modriqi është pjesë e Real Madridit dhe ka kontratë me ekipin spanjoll deri në fund të këtij edicioni.

Thuhet se ai është i vendosur të qëndrojë te Reali deri në fund të kontratës, pavarësisht se këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme.

Në 15 ndeshje të luajtura në të gjitha garat, Modriqi ka bërë një asistim. Ai është pjesë e Realit prej vitit 2012, kur iu bashkua nga Tottenhami.