Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi largohet nga Reali

juventus, sport, real madrid, luka modriq, kroacia

Sezoni 2022/23 do të jetë i fundit për mesfushorin Luka Modriq te skuadra e Real Madridit. E përditshmja spanjolle “Marca” ka bërë të ditur të hënën se Modriqi ka vendosur të largohet nga Real Madridi në fund të këtij sezoni kur edhe i skadon kontrata.

Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me klubin dhe tashmë i ka njoftuar me vendimin e tij. Kroati 37-vjeçar nuk po dëshiron që sezonin e ardhshëm të jetë rezervist te Reali dhe tashmë po shikon opsionet e tjera për të ardhmen e tij.

Mësohet se Modriqi tashmë është kontaktuar nga klubet italiane, si Juventusi e Milani, që po duan ta transferojnë për sezonin e ardhshëm. Modriqi, i cili ka shënuar katër gola dhe ka bërë dy asistime këtë edicion, është pjesë e Realit prej vitit 2012.