Luka Modriq është i shqetësuar për faktin se negociatat për rinovimin e kontratës nuk janë duke shkuar në ritmin e shpejtë.
Ai mund të bëhet njëri prej lojtarëve të lirë gjatë verës së këtij viti. Reali e konsideron këtë çështje të pezulluar për momentin, pasi ende po shikojnë një ofertë të re të mundshme për Modriqin, marrë parasysh moshën dhe statusin e tij në klub.
Është raportuar se Reali nuk ishte i kënaqur me vendimin e mesfushorit për të vazhduar të luajë për Kroacinë pas përfundimit të Kupës së Botës.
37-vjeçari nuk ka plane të caktuara për t’u tërhequr shpejt nga futbolli. Ai shpreson të luajë me Kroacinë në “Euro 2024” që mbahet në Gjermani.
Modriq është pjesë e Realit prej vitit 2012.
Artikuj të ngjashëm