Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriq në radarin e Milanit

Milani raportohet se ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Real Madridit, Luka Modriq.

Sipas Don Balon, presidenti i Madridit, Florentino Perez do të shiste kroatin nëse klubet i ofrojnë 50 milionë euro për të.

Ky medium raporton se kuqezinjtë do ta kenë të vështirë blerjen e njërit prej lojtarëve më të rëndësishëm të Realit dhe do të përballen edhe me konkurrencën e Bayern Munichut për shërbimet e mesfushorit.