Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriqi ende në pritje të kontratës së re te Reali

juventus, sport, real madrid, luka modriq, kroacia

Mesfushori kroat Luka Modriq është ende në pritje të një kontrate të re te Real Madridi, raporton gazeta spanjolle Marca .

Modriq 36-vjeçar është në muajt e tij të fundit të kontratës me Realin dhe dëshiron ta rinovojë atë.

Ende nuk është gjetur një gjuhë e përbashkët mes Modriqit e Realit dhe disa klube janë duke e monitoruar situatën.

Modriq mund të transferohet si lojtar i lirë në ndonjë skuadër gjatë verës.