Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Modriq do të largohet nga Reali

Mesfushori kroat Luka Modriq do të largohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit, përcjell “Diario AS” të enjten.

Mësohet se Modriq ka kërkuar largimin nga ekipi spanjoll, pasi nuk bën pjesë në planet e trajnerit Zinedine Zidane, transmeton Koha Ditore.

34-vjeçari këtë edicion ka vetëm gjashtë paraqitje në të gjitha garat. Ai tashmë ka refuzuar rinovimin e kontratës, që i skadon në fund të këtij edicioni dhe Reali është i gatshëm ta lirojë në janar për dhjetë milionë euro dëmshpërblim.

Modriq është pjesë e Real Madridit prej verës së vitit 2012 kur u transferua nga Tottenhami për 40 milionë euro. Interesim për të, tashmë kanë treguar ekipet nga Serie A, Milani dhe Interi.