“71 për qind të tokës është e mbuluar me ujë, ndërsa 29 për qind me N’Golo Kanten”.
Kjo është një shaka që po qarkullon në rrjetet sociale dhe që përshkruan më së miri lojën e këtij futbollisti. Skuadra e Chelseat është kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve pas eliminoi Real Madridin në gjysmëfinale me rezultatin e përgjithshëm 3:1. Në finale, Chelsea do të përballet me Manchester Cityn, ndeshje kjo që do të zhvillohet më 29 maj në Stamboll.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë nga lojtarët kryesorë te Chelseat ndaj Realit ishte pikërisht Kante, mesfushori i palodhur francez dhe udhëheqësi i heshtur i londinezëve. Kante është një nga futbollistët më të dashur për përkushtimin, ndrojtjen dhe përulësinë e tij, vlera që kanë të bëjnë shumë me origjinën e tij në periferi të Parisit ku ai u rrit. Në fakt, rrëfimi i tij jetësor është motiv për të gjithë fëmijët që një ditë ëndërrojnë të bëjnë karrierë të madhe nëpër klubet e rëndësishme të Evropës.
Është i lindur në vitin 1991 në Paris, kurse prindërit e tij kanë migruar në Francë nga Mali, 11 vjet para lindjes së Kantes. Ylli i futbollit është rritur në një familje të shtresës së varfër, kurse si fëmijë mbeti pa babanë. Kështu që e gjithë barra për rritjen e fëmijëve ra mbi nënën e tij, e cila punonte si pastruese. Kante është rritur në periferinë Rueil-Malmaison të Parisit, kurse për ta ndihmuar familjen e tij si shtatëvjeçar ai punonte. Angazhohej për të mbledhur mbeturina, të cilat i shiste pastaj. Ai nisi të mblidhte mbeturina në vitin 1998 pikërisht kur Përfaqësuesja e Francës e fitoi titullin e parë të botës. Kante gjatë kësaj kohe punonte dhe fitonte para mjaftueshëm për familjen e tij. Grumbullonte mbeturinat në sheshet e mëdha ku ndiqeshin ndeshjet e kampionatit botëror “Franca 1998”. Popullariteti i futbollit në Francë u rrit shumë pas triumfit në Kampionatin Botëror, dhe disa akademi futbolli u hapën afër shtëpisë së Kantes. Njërës prej tyre iu bashkua edhe Kante, i cili më pas vazhdoi të zhvillohej si futbollist në kampionatin lokal të ligës Suresnes.
Edhe pse ishte shumë më i shkurtër se shokët e tij të rinj, trajnerët e panë që në fillim se ai kishte “diçka” që i duhej për t'u bërë një futbollist i mirë. Klubi i tij filloi të fitonte turne në nivelin lokal dhe Kante po bëhej gjithnjë e më i popullarizuar me trajnerët dhe shokët e tij të skuadrës. Ata admironin modestinë, përulësinë dhe vullnetin e tij për të pasur sukses dhe kur ai u bë një futbollist me famë botërore, një nga trajnerët e tij në ligën Suresnes u tregoi mediave franceze:
“Kante ishte i vetmi lojtar që dëgjoi dhe bënte absolutisht gjithçka që i kërkohej. Para pushimit të verës bëra shaka me të dhe i thashë se po i jepja dy muaj afat për të bërë 50 prekje të topit me këmbën e majtë, pastaj 40 me të djathtën dhe 50 me kokë. Dy muaj më vonë ai pati sukses. Unë u trondita dhe që nga ai moment nuk i thashë më kurrë se çfarë të bënte. Unë vetëm ia lashë natyrës të vendosë çështjen e tij”, tha njëri nga trajnerët e Kantes.
Disa vjet më vonë, në vitin 2010, puna e madhe e Kantes dha rezultat. Falë lidhjeve të tij, presidenti i akademisë JS Suresnes e ndihmoi Kanten të bashkohej me ekipin rezervë të Boulognes. Ai bëri debutimin e tij për ekipin e parë të këtij klubi në Ligue 2 në maj të vitit 2012. Kundërshtari ishte Monaco, dhe Kante luajti në 11 minutat e fundit të ndeshjes. Sezonin vijues ai luajti 37 ndeshje në kategorinë e tretë të futbollit francez. Lojërat e mira i sollën atij një transferim te Caen, ekip me të cilin arriti të promovohej në Ligue 1 në sezonin e tij të parë. Ndërsa në vitin 2015, Kante u transferua te Leicesteri, ekip me të cilin fitoi në mënyrë të bujshme titullin e kampionit në Premier League. Ishte Kante ai që konsiderohej lojtari kryesor në këtë arritje dhe trajneri i tij i atëhershëm Claudio Ranieri tha në një deklaratë pas ndeshjes: “Ai Kante i vogël po vrapon aq shumë, saqë në një moment mendova se kishte bateri të fshehura në pantallona. Edhe në stërvitje vrapon si i çmendur dhe për mua Kante është i mahnitshëm”.
Kante e kaloi vetëm një sezon te Leicesteri për të kaluar te Chelsea në vitin 2016. Përulësia, besimi në sukses dhe puna e palodhshme dhanë rezultat, por ndryshe nga shumë lojtarë, fama e Kantes nuk e goditi atë në kokë. Ai kurrë nuk mburrej, nuk shpërdoronte para dhe ishte gjithmonë në shërbim të familjes së tij. Ai ndihmoi vëllanë dhe nënën e tij të fillonin biznesin e tyre dhe është një nga lojtarët e paktë që respektohet nga tifozët e klubeve kundërshtare.
Sa i përket karrierës së tij në Përfaqësuese, Kante kishte një ftesë nga Mali në dy raste, por ai donte të luante për Francën. 30-vjeçari besoi në cilësinë e tij dhe përfundimisht mori ftesën. Kante bëri debutimin e tij për Francën më 24 mars të vitit 2016 dhe dy vjet më vonë e fitoi Kupën e Botës.
Sa u përket ndeshjeve me Real Madridin në gjysmëfinale, mjafton fakti se Kante brenda tetë ditëve u shpall lojtari më i mirë në këto përballje të Chelseat në Ligën e Kampionëve.