Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante është shpallur lojtari më i mirë i ndeshjes, i gjysmëfinales së parë të Championsit.
Chelsea barazoi 1:1 me Real Madridin, ndërsa Kante ishte i jashtëzakonshëm. Kante vazhdimisht vlerësohet lartë për paraqitjes në mesfushën e londinezëve. Është prej lojtarëve më të dashur në futbollin aktual.
“Puna e tij në sulm dhe në mbrojtje ishte spektakolare. Ai i ka dhënë balancë ekipit. Ai ka fituar topa në të gjitha pjesët dhe ka bërë pasime të shkëlqyeshme në mes të vijave, për të mundësuar tranzicion të shpejtë. Lojë e madhe prej tij”, ka thënë eksperti i UEFA-s, Gines Carvajal.
Artikuj të ngjashëm