Kur vjen puna te ndeshjet e mëdha, mesfushori defanziv, N’Golo Kante, vazhdimisht shquhet te Chelsea. Kështu ishte edhe të martën mbrëma në fitoren 2:0 të Chelseat ndaj Lille, në ndeshjen e parë të një të tetës së finales në Ligën e Kampionëve.
Kante ka asistuar në golin e dytë, ndërsa ka kryer punën e tij me sukses në mesin e fushës.
Në fund u shpall lojtari më i mirë i ndeshjes.
“Ai ishte gjithkund nga fillimi e deri në fund. Ka rikuperuar topin, ka fituar duelet një kundër një dhe më pas asistoi për golin e Christian Pulishiqit. Një ndeshje e jashtëzakonshme e luajtur në intensitet të lartë”, kanë vlerësuar ekspertët e UEFA-s, që edhe e shpallin më të mirin e ndeshjes.