Mesfushori i Chelseat, N’Golo Kante është shpallur lojtari më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve, ka njoftuar UEFA.
Reprezentuesi i Francës ka pasur prani të vazhdueshme në mesfushë, duke e dominuar atë. Ka dominuar ndaj lojtarëve të mesfushës së Manchester Cityt dhe ka nisur aksionet disa herë. Kante ishte shpallur më i miri edhe në gjysmëfinale.
“Kante kishte ndikim të madh në mesin e fushës, me apo pa top në pronësi. Ka formuar një partneritet të shkëlqyeshëm me Jorginhon”, kanë thënë John Peacock dhe Patrick Vieira të komisionit teknik të UEFA-s.
Lojtarët më të mirë të finaleve të kaluara:
2020: Kingsley Coman (Bayern)
2019: Virgil van Dijk (Liverpool)
2018: Gareth Bale (Real Madrid)
2017: Cristiano Ronaldo (Real Madrid)
2016: Sergio Ramos (Real Madrid)
2015: Andrés Iniesta (Barcelona)
2014: Ángel Di María (Real Madrid)
2013: Arjen Robben (Bayern München)
2012: Didier Drogba (Chelsea)
2011: Lionel Messi (Barcelona)
2010: Diego Milito (Inter Milan)
2009: Xavi Hernández (Barcelona)
2008: Edwin van der Sar (Manchester United)
2007: Filippo Inzaghi (AC Milan)
2006: Samuel Eto'o (Barcelona)
2005: Steven Gerrard (Liverpool)
2004: Deco (Porto)
2003: Paolo Maldini (AC Milan)
2002: Zinédine Zidane (Real Madrid)
2001: Oliver Kahn (Bayern München)