Mesfushori N'Golo Kante ka zbuluar se përulësia e tij e njohur rrjedh nga një varg “pengesash” që u kaluan kur si i ri përpiqej të depërtonte në futbollin profesionist.
Mesfushori i Chelseat ka marrë vlerësime globale sa për paraqitjet e tij në mesfushë, aq edhe për sjelljen dhe stilin e jetës së tij modeste. 30-vjeçari ka thënë se mundohet të jetë sa më modest që mundet, pavarësisht se shijoi refuzimin kur ishte i ri dhe po kërkonte një mundësi për t’u bërë profesionist.
“Nuk është domosdoshmërisht të qëndrosh i përulur”, tha Kante për faqen zyrtare të Chelseat të martën. “Për të arritur këtu, për t'u bashkuar me Chelsean, për t'u bashkuar me ekipin francez, ishte një udhëtim i gjatë dhe me shumë pengesa”.
Kante pranoi se për ta shijuar suksesin me fanellën e Chelseat ka bërë një rrugë shumë të gjatë. Ai iu bashkua Chelseat në verën e vitit 2016 nga Leicesteri, ekip me të cilin e fitoi titullin e kampionit në Premier League. Megjithatë, suksese edhe më të mëdha Kante arriti me fanellën e ekipit nga Londra. Krahas titullit Kante e ka fituar edhe Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Superkupën e Evropës.
“Që në moshë të re qendrat stërvitore nuk më pranuan dhe dështova shumë herë në përpjekjet e mia për t'iu bashkuar ekipeve profesionale. Unë mundohem të jem modest dhe mirënjohës për udhëtimin tim, duke kujtuar të gjithë njerëzit që kam takuar dhe që gjithashtu e dëshironin këtë karrierë, për të siguruar jetesën nga futbolli”, është shprehur Kante. “Kam pasur sukses dhe ka të bëjë me të shijuarit e të gjithave. Një gjë që më kanë thënë këtu është se sapo të mbërrini në Chelsea objektivi kryesor është të fitoni tituj. Në fakt, këtë e kemi parasysh që në fillim të sezonit, punojmë gjatë gjithë sezonit dhe kjo na mban të motivuar. Sa herë që stërvitemi, sa herë që luajmë, fokusi ynë është fitorja. Nëse gjërat mund të jenë aq të mira sa kanë qenë në vitet e fundit, do të ishte mirë për mua dhe për të gjithë tifozët e Chelseat”.
Paraqitjet mbizotëruese në mesfushë të Kantes e bëjnë atë njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm në formacionin e Chelseat nën drejtimin e trajnerit Thomas Tuchel. Tuchel është aq i impresionuar me Kanten, të cilin e quan edhe “Supermen”. Trajneri gjerman i Chelseat zbuloi se një pjesë e suksesit të Kantes vjen nga aftësia e tij për të “rimbushur bateritë” në kohën e tij të lirë.
“Kur them se ai ndizet në fushë, ai është me të vërtetë njeriu që duhet të fiket jashtë fushës”, pranoi Tuchel për Kanten. “Ai mund të jetë kaq i qetë, të jetë pothuajse i turpshëm, të luajë shah, mund të flejë me orë të tëra dhe të pushojë. Pra, ai luan fort, por pushon shumë fort, dhe ky është ndoshta çelësi i suksesit të tij”.
Edhe
Rruga e veçantë e Kantes deri te finalja e Championsit
Edhe Tuchel ka thënë se fituesi i Kupës së Botës me Përfaqësuesen e Francës është njëri prej futbollistëve më modest që e njeh. Sipas Tuchelit, Kante ka ndikim të madh në lojën e Chelseat.
“Ai është krejtësisht i përulur, krejtësisht i qetë dhe një djalë i këndshëm. Pasi është në top formë, jo i lënduar dhe mendërisht në hapësirën ku i beson vetes fizikisht, atëherë ka një ndikim kaq të madh”, ka insistuar Tuchel. “Ai është si një lojtar e gjysmë. Nganjëherë e kam ndjesinë se në fushë i kam dy N’Golo, një në sulm dhe një në mbrojtje. Pra, çfarë mund të them për të më shumë? Vetëm se jam i lumtur dhe shumë me fat që ai është në skuadrën time”.
Kante këtë edicion ka shënuar dy gola në Premier League, kurse me Chelsean ka 15 paraqitje në të gjitha garat.