Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

MMA, shqiptari Sopai nokauton kundërshtarin për 10 sekonda

Shqiptari Bernardo Sopai të shtunën mbrëma ka shënuar një fitore spektakolare me nokaut për vetëm dhjetë sekonda, duke e mbrojtur titullin në kategorinë bantam në serinë e MMA-t, Fight Club Rush.

Sopai 22-vjeçar e rrëzoi kundërshtarin francez Julien Lopez brenda dhjetë sekondave me një të djathtë të fuqishme.

Për Sopain ishte fitorja e 10-të në MMA, karshi dy humbjeve e një barazimi. Ndërsa francezi Lopez ka pësuar humbjen e tretë karshi 5 fitoreve e një barazimi.

Nokauti i Sopait ka bërë bujë nëpër rrjete sociale.

VIDEO:

Edhe Prenga: Në raundin e parë dëshmova se mund të përballem me më të mirët Luftarake Prenga: Në raundin e parë dëshmova se mund të përballem me më të mirët