Luftëtari shqiptar i arteve marciale të përziera (MMA), Bernardo Sopaj, ka shënuar fitoren e tij të parë në UFC.
Sopaj të shtunën mbrëma në Ingle]ood të SHBA-së, mposhti Ricky Turciosin me vendim unanim pas tri raundeve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSopaj lufton në kategorinë bantam. Ai kishte debutuar në UFC në mars të vitit të kaluar ku u mposht me nokaut në raundin e tretë nga braziliani Vinicius Oliveira.
“Ricky ka ritëm të lartë. Por u lodh më tepër se unë”, tha Sopaj në konferencë.
Ai tha se dëshiron të ketë sa më tepër lufta që të jetë e mundur këtë vit. Tri së paku këtë vit.
“Dua që të marrë rripin e kampionit në UFC shumë shpejt”, tha Sopaj, që shtoi se synim e ka të bëhet kampion dhe se nuk është vetëm për pjesëmarrje në serinë më të madhe të MMA-t.