Asnjë prej dhjetë shpresave olimpike e paraolimpike të përzgjedhur nga Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK), nuk ka marrë bursë gjatë vitit 2017 nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), shkruan sot Koha Ditore.
Bursat ka pak vite që ndahen për sportistët e rinj me potencial dhe janë në vlerë 150 euro në muaj, shumë nën pagën mesatare në Kosovë, por as ato mjete, 10 përfituesit nuk i morën gjatë vitit 2017.
Së fundi, KOK-u ka dorëzuar në MKRS një listë tjetër me 10 sportistë për vitin 2018, por edhe ata pritet të mos marrin asnjë cent.
Kjo pasi, së shpejti shpresohet të bëhet kategorizimi i sporteve dhe formë e përkrahjes për talentet nëpërmjet bursave të eliminohet. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Bursa për 27 sportistët, Distria Krasniqi në krye të listës
-
Përzgjidhen 42 “Shpresat Olimpike”, përfshihet notarja Beiqi
-
Mbështeten me nga 150 euro në muaj 32 “shpresa olimpike”
-
MKRS-ja ndan paratë për federatat sportive, jo edhe për atë të futbollit
-
KOK-u përzgjedh dhjetë shpresat olimpike që mbështeten nga Ministria