Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

KOK-u përzgjedh dhjetë shpresat olimpike që mbështeten nga Ministria

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) ka përzgjedhur dhjetë shpresat olimpike për vitin 2023. Ata do të mbështeten me nga 150 euro në muaj nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, në bazë të rregullores për ndarjen e bursave për shpresat olimpike dhe paralimpike.

Nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) do të përfitojnë Dardan Cena (xhudo), Laurina Gashi (xhudo), Enis Bytyqi (atletikë), Taulant Jakupi (boks), Donat Syla (boks), Kiana Kryeziu (skitari), Elion Agushi (taekëondo), Jon Gashi (taekëondo), Elsa Nikoci (mundje), Lonisa Reka (mundje).

“KOK në janar do të shpallë sërish aplikimin për federatat sportive olimpike për bursistët shpresa olimpike 2023, të cilët do të mbështeten direkt nga KOK-u, e ku numri i bursistëve pritet të jetë mbi 25”, thuhet në njoftim.