Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

MKRS-ja ia shtron 2 Korrikut fushën me bar sintetik

Gjysma e fushës së stadiumit të 2 Korrikut të Prishtinës është shtruar me bar sintetik. Ka mbetur të shtrohet edhe gjysma tjetër, shkruan Koha Ditore.

Investimet në këtë stadium janë bërë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Vendosja e barit artificial në stadiumin e '2 Korrikut' në Prishtinë është në funksion të përmirësimit të infrastrukturës sportive, që po vazhdon të bëhet nga MKRS-ja", tha të martën drejtori i Departamentit të Sportit pranë MKRS-së, Ibër Alaj.

Fusha në stadiumin e 2 Korrikut më herët ka qenë me bar natyral, por e dëmtuar rëndë. MKRS-ja është duke investuar edhe në disa stadiume të tjera. Ndër investimet më të mëdha është që po bëhet në stadiumin e qytetit të Prishtinës.