Dymbëdhjetë fusha ndihmëse me bar sintetik do të ndërtohen në dhjetë qytete të Kosovës.
Fushat me bar sintetik, që kapin vlerën e tre milionë eurove, do të ndërtohen me financim nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK), Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve (MKRS) dhe komunat, ku do të ndërtohen fushat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Mitrovicë, Gjilan, Podujevë, Skenderaj, Drenas, Gjakovë dhe Viti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoFFK-ja do të ndajë nga 120 mijë euro për secilën fushë, MKRS-ja nga 100 mijë euro, kurse Komunat do të investojnë nga 30 mijë euro, shkruan Koha Ditore.
Në lidhje me këtë, të hënën janë takuar krerë të MKRS-së, FFK-së dhe të komunave përkatëse.
"Një fushë ndihmëse do të ketë vlerën financiare prej 250 mijë eurosh", thuhet në njoftimin e MKRS-së.
Për projektet rreth ndërtimit të fushave ndihmëse me bar sintetik gjatë ditëve në vijim do të nënshkruhen memorandume bashkëpunimi trepalëshe: MKRS-FFK-Komunë... (Më gjerësisht mund të lexoni në Koha Ditore)