Fotografitë e dëshmojnë qartë, ndërsa drejtuesit e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) shprehen të shqetësuar për dëmtimin e barit në stadiumin e qytetit në Prishtinë, shkruan sot Koha Ditore.
Ndërkohë, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), si financuese e 90 për qind të vlerës së projektit 8-milionësh për rinovimin e stadiumit të qytetit, nuk është marrë me barin e djegur apo të tharë, por me mediat që kanë raportuar për problemin.
Ajo të premten ka dalë me qëndrim zyrtar ku thuhet se konstatimi i mediave për tharje të barit nuk qëndron, por nuk ka treguar se çfarë domethënie kanë pjesët e zverdhura të fushës, ku në vende-vende ka dalë edhe dheu.
Gazeta ka raportuar e para për këtë problem.
Në atë që MKRS-ja e ka quajtur "sqarim publik për opinionin", thuhet se konstatimi për tharje të barit nuk qëndron. Por nuk jepen arsye e as ndonjë gjë tjetër për ndryshim të "çehres" së fushës, nga e blertë në të verdhë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
-
Ende nuk ka nisur puna për ndërrimin e barit në “Fadil Vokrri”
-
FFK-ja konfirmon që ende nuk ka marrëveshje të nënshkruar për rinovimin e stadiumit “Fadil Vokrri”
-
MKRS-ja konfirmon marrëveshjen me FFK-në për fushën e stadiumit “Fadil Vokrri”
-
Shumë paqartësi rreth rinovimit të fushës në “Fadil Vokrri”, MKRS-ja hesht
-
FFK-ja kishte pranuar përgjegjësinë e mirëmbajtjes së stadiumit “Fadil Vokrri”, tani kërkon ndihmën e shtetit