Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, dhe kryetari i Federatës së Sportit Shkollor të Kosovës, Ardian Telaku, kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për mbështetjen e aktiviteteve të Federatës së Sportit Shkollor, për organizimin e garave shkollore për vitin 2021/2022.
Federata e Sportit Shkollor që drejtohet nga kryetari Ardian Telaku, është mbështetur nga MKRS-ja me 100 mijë euro për promovimin e sportit dhe organizimin e aktiviteteve në shkolla.
Në përkrahje të Federatës së Sportit Shkollor ka qenë edhe ministrja e MAShT-it, Nagavci, që ka shprehur gatishmërinë për t’i përkrahur nxënësit në aktivitete të ndryshme sportive. Ajo tutje tha se do të kujdesen që të bëjnë sigurimin e hapësirave shkollore sportive për organizimet e tilla.
-
Kërkohet normalizimi i procesit mësimor
-
Dukshëm më pak para për federatat sportive nga buxheti i shtetit
-
Edhe sivjet prindërit subvencionohen për blerjen e teksteve shkollore
-
Nagavci për furnizimin me tekstet shkollore: Po vazhdon puna, së shpejti do të dalim me konferencë
-
Nagavci thotë se Jashari i SBASHK-ut po ndikohet, e quan të pamatur