Ministres së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë e Inovacionit (MASHTI), Arbërie Nagavci, i është bërë kërkesë që të normalizohet procesi mësimor.
Kërkesën ia parashtruan ministres përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK) të enjten.
“Përfaqësuesit e SBASHK-ut janë takuar me ministren Nagavci për t’ia përcjellë asaj kërkesën e shumë mësimdhënësve nga e tërë Kosova, që pas situatës shumë më të qetë me pandeminë, të normalizohet në tërësi procesi mësimor. Kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj dhe koordinatori për organizim të brendshëm Ymer Ymeri, i kanë prezantuar këtë kërkesë ministres duke argumentuar me faktin se situata me pandeminë është përmirësuar dukshëm dhe se janë krijuar kushtet që arsimi në Kosovë t’i kthehet në tërësi normalitetit, duke nënkuptuar që paralelet e ndara në grupe të bashkohen prapë dhe orët mësimore të jenë në kohëzgjatjen e duhur”, thuhet nga SBASHK-u.
Ministrja Nagavci ka premtuar se do të diskutohet propozimi me organet përkatëse dhe do të merret vendimi.
-
MASHTI: Diskutimi për kontratën kolektive s’duhet të jetë i njëanshëm dhe i margjinalizuar
-
Nagavci sërish fton mësimdhënësit që ta nisin mësimin
-
Nagavci kërkon nga SBASHK-u të reflektojë dhe mësimdhënësit t’i kthehen punës
-
SBASHK-u kërkon nga Nagavci që Ligji i Pagave të procedohet sa më shpejt në Kuvend
-
“Pajtohen” SBASHK-u me Ministrinë e Arsimit