Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

MKRS-ja dënon dhunën ndaj Frashërit, mbledh Këshillin për Parandalimin e Dhunës

Me një reagim për sulmin në Gjilan ndaj portierit të Ballkanit, Stivi Frashëri, ka dalë edhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

MKRS-ja ka dënuar ashpër dhunën ndaj Frashërit, ndërsa ka thënë se pamje të tilla si të sulmit nuk përkojnë me frymën sportive. MKRS-ja ka kërkuar që të gjithë përgjegjësit të marrin përgjigjen e merituar.

“E falënderojmë Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë në arrestimin e të dyshuarve. Për ditën e nesërme kemi ftuar mbledhje të Këshillit Kombëtar për Parandalimin e Dhunës në Sport për t’i shqyrtuar veprimet e radhës. Jemi të përkushtuar të bëjmë gjithçka mundemi për t’i mbajtur huliganët jashtë fushave të sportit. Portierit Stivi Frashëri i urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë”, thuhet në komunikatën e MKRS-së.